Panairi i librit

Më datë 12-16 nëntor 2014 u hap Panairi i Librit “Tirana 2014”. Ky është Panairi i 17 që zhvillohet radhazi në qytetin e Tiranës nga Shoqata e Botuesve Shqiptarë, e cila organizon Panairin e Librit të Tiranës, duke shënuar rezultate në rritje nga viti në vit, dhe duke siguruar kështu vijimësinë e Panairit të Librit të Tiranës dhe përkrahjen e gjerë të tij.

Një grup nxënësish nga shkolla jonë shkuan më datë 14 nëntor në këtë panair, për t’u njohur me librat e rinj që janë botuar. Ata vizituan stendën e UET PRESS, ku ndodheshin librat e Blendi Fevziut, me “Ahmet Zogu presidenti qe u be mbret”, takuan violinisti me famë botërore Tedi Papavrami I cili se fundmi ka nxerre ne botim librin e tij “Fugë për violinë”. Nxënësit se bashku me mësuesit e tyre kujdestare u njohën me botime te reja nga shkrimtare te njohur shqiptare si: Rudolf Marku me “Letra që na vjen pas vdekjes”, Ben Blushi, me esenë e tij “Hëna e Shqipërisë”, shoqëruar nga Prec Zogaj me librin “Fillimet”etj. Duket se autorët shqiptarë enden midis publicistikës dhe romanit historik, ndërsa letërsia artistike dominohej nga përkthimet.

Dihet qe libri I largon te gjithë nga realiteti,pra është një mënyre për te hyre ne boten e librave. “Mëngjes në kafe Rostand, motive nga Parisi” është libri me ese që riktheu shkrimtarin Ismail Kadare mes lexuesve të shumtë, ku ruajtësit e rregullit orientonin radhën. Ceremonia e dhënies së çmimit kryesor të Panairit të 17- të që këtë vit, i dedikohej 200 vjetorit të De Radës, u parapri nga një radhë e madhe njerëzish për të autografuar krijimtarinë më të re të Kadaresë. Nxënësit nuk nguruan te blejnë libra te shoqëruar me autografe nga autoret përkatës.
Ky Panair qe një organizim mjaft I mire për ta pare artin dhe kulturën nga këndvështrimi I librit.

Panairi i librit (2) Panairi i librit (3) Panairi i librit (4) Panairi i librit (6) Panairi i librit (7) Panairi i librit (8)