Panairi Shkencor 2013 në Medresenë e Beratit

Berat (1)

 

Si cdo vit, Medreseja e Beratit organizoi panairin shkencor. Nxenesit e medresese ne bashkepunim me nxenesit e shkollave 9-vjecare te Beratit paraqiten punimet e tyre ne ambient te hapur, ne lulishten e qytetit. Ishin pergatitur mbi 20 eksperimente ne lenden e fizikes, rreth 15 eksperimente ne kimi, 6 ne biologji, lojra te ndryshme ne matematike, anglisht, turqisht, arabisht si dhe risia e ketij panairi, ministacioni metereologjik ku u kryhen 7 matje atmosferike te cilat mund te sherbejne si premise per dhenien dhe parashikimin e motit ne qytetin tone. Pati nje pjesemarrje te gjere te shkollave te qytetit te Beratit, Kucoves, Ures Vajgurore, Skraparit si edhe fshatrave perreth. Gjithashtu, u vu re dhe nje interesim I madh I qytetareve, prinderve, mesuesve dhe kalimtareve te rastit. Pervec ketyre te fundit, te pranishem ishin edhe perfaqesues te Bashkise Berat, Myftinise Berat dhe drejtuesve te shkollave. Ne fjalen e saj nenkryetarja e bashkise shprehu falenderimin e saj per aktivitetin e organizuar nga Medreseja e Beratit, i cili mund te sherbeje si model edhe per shkollat e tjera te qytetit. Nxenesit realizuan, komentuan dhe interpretuan me nivel te larte shkencor dhe metodike duke u bere avangart te aktiviteteve te tilla duke bindur pjesemarresit per formimin e larte shkencor qe kane fituar ne Medresene e Beratit. Ky aktivitetet paraprin provimin pranues qe do te behet ne daten 12 Maj ne oren 10:00 ne Medresene e Beratit.