Panairi Shkencor 2013

panairi (3)Medreseja e Tiranës në vazhdën e traditave të bukura të sjella prej saj në bashkëpunim me Drejtorinë Arsimore Rajonale Tiranë, organizon në datat 29 dhe 30 prill në ambjentet e shkollës Panairin Shkencor 2013.
Nën drejtimin, mbështetjen dhe përkrahjen e mësuesve të lëndëve përkatëse nxënësit e kësaj medreseje dhe nxënës nga shkolla të ndryshme të rrethit të Tiranës paraqitën mbi 70 eksperimente të ndryshme shkencore në fushën e Fizikës, Matematikës, Kimisë, Biologjisë, Informatikës , Anglishtes, Turqishtes dhe Arabishtes.
Qëllimi i këtij aktiviteti është që nxënësit të shkrijnë njohuritë teorike me njohuritë praktike dhe të njihen sa më afër me aplikimet më të fundit që mund të bëhen në lëndët që ata studiojnë në shkollë.
Në këtë aktivitet po e vizitojë nxënës nga shumë shkolla të rrethit të Tiranës në kuadër të bashkëpunimit midis shkollave të këtij rrethi, për angazhimin e talenteve të reja, në shërbim të punës kërkimore shkencore.
Duhet theksuar se nxënësit paraqitën një shkallë të lartë profesionaliteti në eksperimentet e ndryshme që ata paraqitën për të ftuarit. Vlen për tu theksuar edhe interesi i madh që shfaqën nxënësit e ardhur.
Ndër projektet më kryesore në këtë panair shkencor mund të veçojmë: dërrasë elektronike e pregatitur me teknologjinë Wii, përforcues sinjali Wireless, stimulimi i vullkanit, prodhimi i hidrogjenit dhe oksigjenit, testimi i tensionit te njeriut, tregimi i habitateve të kafshëve të ndryshme, vlerat ushqimore të ushqimeve të përditshme, simulimi i sistemit nervor, wooden puzzles, tregim i fushave elektrike, elektrostatike dhe magnetike, perthyerja e drites etj…
Për të gjithë të pranishmit në këtë aktivitet ka top sheqeri dhe kokoshka dhe pije freskuese.