Panairi Shkencor 2014 në Medresenë e Beratit

Medreseja e Beratit organizoi panairin shkencor për të tretin vit radhazi. Nxënësit e Medresesë në bashkëpunim me nxënësit e shkollave 9-vjeçare të Beratit paraqitën punimet e tyre në ambientet e Medresesë. Ishin përgatitur mbi 10 eksperimente në lëndën e fizikës, rreth 10 eksperimente në kimi, mbi 10 eksperimente në biologji, lojra të ndryshme në matematikë, kompjuter, anglisht, turqisht, arabisht si dhe risia e këtij panairi, ishte sistemi diellor. Pati një pjesëmarrje të gjerë të shkollave të qytetit të Beratit, Kuçovës, Urës Vajgurore, si edhe fshatrave përreth. Gjithashtu, u vu re dhe një interesim i madh i qytetarëve, prindërve, mësuesve. Përveç këtyre të fundit, të pranishëm ishin edhe drejtori i DAR Berat z. Selman Hodaj, Myftinia e Beratit dhe drejtues të shkollave. Nxënësit realizuan, komentuan dhe interpretuan me nivel të lartë shkencor dhe metodik, duke u bërë avangart i aktiviteteve të tilla duke bindur pjesëmarrësit për formimin e lartë shkencor, që kanë fituar në Medresenë e Beratit. Ky aktivitetet paraprin provimin pranues që do të bëhet në datën 10 Maj në orën 10:00 në Medresenë e Beratit.

 

Çmimet e olimpiadës së matematikës

Pas ceremonisë hapëse të panairit shkencor, u shpërndanë çertifikatat dhe dhuratat e fituesve. Drejtori i DAR Berat z. Selman Hodaj falenderoi nxënësit fitues dhe mësuesit e matematikës.

Fituesit ishin si më poshtë.

Helga Salepi

Aldi Demaj

Dominik Sulari

Julind Lula

Ardita Koka

Arion Çapi

Debora Abdurrahmanaj

Klajdi Laze

Panairi Shkencor  2014 Berat (1) Panairi Shkencor  2014 Berat (2) Panairi Shkencor  2014 Berat (3) Panairi Shkencor  2014 Berat (4) Panairi Shkencor  2014 Berat (5) Panairi Shkencor  2014 Berat (6) Panairi Shkencor  2014 Berat (7) Panairi Shkencor  2014 Berat (8) Panairi Shkencor  2014 Berat (11) Panairi Shkencor  2014 Berat (14) Panairi Shkencor  2014 Berat (16) Panairi Shkencor  2014 Berat (19) Panairi Shkencor  2014 Berat (23) Panairi Shkencor  2014 Berat (24) Panairi Shkencor  2014 Berat (28) Panairi Shkencor  2014 Berat (29) Panairi Shkencor  2014 Berat (30) Panairi Shkencor  2014 Berat (31) Panairi Shkencor  2014 Berat (36) Panairi Shkencor  2014 Berat (38) Panairi Shkencor  2014 Berat (39) Panairi Shkencor  2014 Berat (44) Panairi Shkencor  2014 Berat (47) Panairi Shkencor  2014 Berat (48)