Panairi Shkencor 2014 në Skrapar

Medreseja e Beratit organizoi panairin shkencor në qytetin e Skraparit. Nxënësit paraqitën mbi 30 eksperimente në lëndët e fizikës, kimisë, biologjisë, matematikës dhe informatikës.
Pati një pjesëmarrje të gjerë të shkollave të qytetit të Skraparit si edhe fshatrave përreth. Gjithashtu, u vu re dhe një interesim i madh i qytetarëve, dhe mësuesve.
Përveç këtyre të fundit, të pranishëm ishin edhe drejtori i ZA Skrapar z. Ilirjan Kalemi, Inspektori i ZA Skrapar z. Albert Lamçe dhe drejtues të shkollave.
Pas ceremonisë hapëse të panairit shkencor, u shpërndanë çertifikatat dhe dhuratat e fituesve në olimpiadën e matematikës. Drejtori i ZA Skrapar z. Ilirjan Kalemi falenderoi nxënësit fitues dhe mësuesit e matematikës.

Panairi Shkencor 2014 ne Skrapar  (1) Panairi Shkencor 2014 ne Skrapar  (2) Panairi Shkencor 2014 ne Skrapar  (4) Panairi Shkencor 2014 ne Skrapar  (5) Panairi Shkencor 2014 ne Skrapar  (6) Panairi Shkencor 2014 ne Skrapar  (8) Panairi Shkencor 2014 ne Skrapar  (10) Panairi Shkencor 2014 ne Skrapar  (11) Panairi Shkencor 2014 ne Skrapar  (15) Panairi Shkencor 2014 ne Skrapar  (16) Panairi Shkencor 2014 ne Skrapar  (18) Panairi Shkencor 2014 ne Skrapar  (20) Panairi Shkencor 2014 ne Skrapar  (21) Panairi Shkencor 2014 ne Skrapar  (23) Panairi Shkencor 2014 ne Skrapar  (24) Panairi Shkencor 2014 ne Skrapar  (25) Panairi Shkencor 2014 ne Skrapar  (26) Panairi Shkencor 2014 ne Skrapar  (28)