Panairi Shkencor 2015 në Medresenë e Elbasanit
Në Medresenë ” Liria ” në Elbasan u zhvillua panairi shkencore. I cili u prezantua nga nxënësit dhe mësuesit e shkollës. U demonstruan disa projekte shkencore si në Matematike, Fizike, Kimi, Biologji dhe Informatike. Në panair morën pjesë 18 shkolla të qytetit të Elbasanit ku nxënësit e klasave të nënta mbetën të kënaqur demonstrimet dhe eksperimentet. Nxënësit kishin mundësinë të vizitonin dhe ambientet e brendshme të shkollës.