Panairi Shkencor
Në shkollën Hafiz Ali Korça ditën e sotme u organizua Panairi Shkencor (Science Fair). Mësuesit sëbashku me nxënësit kishin pregatitur eksperimente dhe projekte të ndryshme në lëndët matematikë, fizikë, kimi, biologji, informatikë, shkenca sociale dhe fetare. Interpretimet dhe shpjegimet e mrekullueshme nga ana e nxënësve tanë,u ndoqën me mjaft emocion nga nxënësit pjesëmarrës të shkollave të rrethit të Kavajës. Drejtoresha e arsimit Znj. Margarita Koroveshi shprehu kënaqësinë që ishte pjesëmarrëse në një aktivitet të tillë, i cili sipas saj tregoi që dijet shkencore në shkollën tonë nuk janë vetëm teorike por gjejnë edhe një zbatim të gjerë praktik. Mësuesit dhe nxënësit e ftuar ishin gjithashtu të emocionuar nga gjithçka panë e prekën…