Përfaqësues të Departamenti Amerikan të Shtetit vlerësojnë nxënësit e Medresesë së Tiranës

Znj. Sarah Swatzburg, Koordinatore e Fondeve të Asistencës për Europën në Departamentin Amerikan të Shtetit e shoqëruar me zyrtarë të Ambasadës Amerikane në Tiranë u prezantuan me projektet e nxënësve të Medresesë së Tiranës.
Nxënëset e Medresesë së Tiranës prezantun projektin e tyre social “Dhuna ndaj gruas” si dhe informuan zyrtarët amerikanë mbi projektin e radhës i cili do të fokusohet tek problematikat e varfërisë.
Znj. Swatzburg dhe zyrtarët e ambasadës vlerësuan maksimalisht iniciativën dhe kontributin e nxënesve në programe të tilla që kanë në fokus përmirësimin e të drejtave të grave dhe problematikave të tjera që na rrethojnë.
Gjatë bashkëbisedimit pas programit, drejtori i Medresesë së Tiranës, z. Ali Zaimi, i njohu të ftuarat mbi historikun e Medresesë, kontributin e saj në arsim, edukim dhe kulturë, si dhe aktivitetin dhe pjesëmarrjen e nxënësve të kësaj shkolle në projekte të ndryshme.