Përkujtimi i Profetit Muhammed (a.s) në Universitetin e Arteve

Fondacioni “Sema” organizoi më datë 31.03.2012 në ambientet e Universitetit të Arteve një aktivitet kushtuar Krenarisë së njerëzimit, Profetit Muhammed (a.s).

Programi filloi me leximin e Kur’ani Kerim-it dhe, pas përshëndetjeve të rastit për pjesëmarresit e pranishëm u vazhdua me këndimin e ilahive nga korri i Medresesë së Tiranës.

Në vazhdim të aktivitetit u recitua një poezi dhe me pas u vazhdua me nje projeksion ku përshkruhej shkurtimisht madhështia e Profetit të fundit, Muhammedit (a.s) dhe mesazhi i përcjellë prej Tij.

Aktivitetin e pasuroi edhe me tepër  grupi artistik i Universitetit “Bedër – Hëna e Plotë” “Adriatik”, i cili kishte pregatitur enkas për këtë aktivitet nje larmi ilahish.