Piknik me klasën e 12-a
Ditën e shtunë, më datë 20 Dhjetor, klasat e 12-a bashkë me mësuesit e tyre kujdestarë organizuan një piknik në Divjakë. Nisja u bë nga shkolla, pas mësimit përgatitor për provimet e Maturës Shtetërore. Në piknik, nxënësit shfaqën aftësitë e tyre në gatim. Menuja e drekës ishte mish në zgarë, në gatimin e të cilit secili bëri pjesën e vet. Pas drekës të gjithë patën mundësinë të argëtohen duke luajtur dhe shëtitur në bregdet. Edhe pse dimër, koha ishte e përshtatshme për një piknik që la mbresa të mira. Shpresojmë që edhe aktivitetet e radhës të lënë po këto mbresa të mira te secili pjesëmarrës.