Piknik me Rastin e Kurban Bajramit
Drejtoria e konviktit së Medresesë së Tiranës ka organizuar me dt. 27.09.2015 një piknik për nxënësit e konviktit. Me këtë rast nxënësve iu dha mundësia të kalonin një bajram ndryshe nga vitet e tjera, duke e festuar këtë festë me shokët e tyre. Ata kaluan një ditë të këndshme duke u argëtuar me njëri-tjetrin. Përveç drekës qe hengren te gjithe bashke ata patën mundësi të argëtohen edhe duke luajtur lojra të ndryshme si dhe duke bërë xhiro me kuaj.