PIKNIK NË CËRRIK ME KLASËN 10B
Pas përfundimit te orës se gjashtë te mësimit,nxënësit e klasës së 10B bashkë me mesuesin tonë kujdestar Yusuf Arslan dhe një nga abilerët u nisëm per nje piknik ne qytezën e Cerrikut. Nxënësit u ndanë në grupe,ku secili grup luajti lojëra të ndryshme si p.sh futboll,volejboll dhe basketboll.Gjatë kësaj kohe që nxënësit po luanin ,Yusuf Bey së bashku me Abin përgatitën ushqimin për të gjithë.Pas përfundimit të lojrave të gjithë u futëm në ambientet e medresesë së vjetër për të pare se ku kanë ndenjur. Kjo ishte një ditë e veçantë për të gjithë ne dhe nuk do ta harrojmë kurrë.