Piknik në Divjakë me klasat e 10-ta
Ishte një ditë e bukur me diell, ku klasat e 10-ta vendosën të bënin një piknik. Edhe pse në një kohë te shkurtër, nxënësit u bënë gati dhe u organizuan sa më shpejt të mundeshin. Nxënësit i shoqëruan edhe mësuesit kujdestar. Nisja u bë në orën nëntë nga shkolla. Pasi arritën në Divjakë u nisën drejt bregut të detit, ku nxënësit luajtën futboll, volejboll deri sa u lodhën. Dreka ishte e shpejtë, pasi ushqimi nuk ishte edhe aq i rëndësishëm, sepse vëmendja e nxënësve ishte tek lojrat që do xhvilloheshin. Me lojrat që kishin përgatitur mësuesit e klasës, nxënësit kaluan ca momente që nuk do i harrojnë kur në jetën e tyre.