Piknik…
Më Dt: 19, 02,2015 nxënësit e klasës 11-a organizuan një piknik në bregdetin e Qerretit. Nxënësit i favorizoj në argëtimin e tyre edhe dita me diell, gjë e cila i dha piknikut hijeshinë e sajë, pasi nxënësit në një ditë të tillë kishin më shumë mundësi për ta realizuar programin e tyre. Gjatë piknikut nxënësit u argëtuan shumë dhe momentet më të bukura i nxorën në foto për ti mbajtur si kujtim. Nxënësit gjatë piknikut përgatitën edhe drekën e tyre me mishin që piqnin vetë në zgarë.
Shpresojmë që aktivitete të tilla ti argëtojnë nxënësit dhe ti motivojnë për të mësuar sa më shumë gjatë programit mësimorë.