Pjesëmarrje në aktivitetin e organizuar nga DAR Berat

Ditën e premte, më 19 Dhjetor, DAR Berat në bashkëpunim me shkollat e rrethit Berat organizoi panairin dhe programin festiv me rastin e festave të fundvitit. Në panair, Medreseja e Beratit u përfaqësua nga një grup nxënësish. Nga tavolina e Medresesë, pjesëmarrësit në panair patën rastin të provonin shijet e ushqimeve tradicionale shqiptare dhe çajit tradicional turk, dy elemente që shfaqin bukur harmoninë kulturore. Ndër të tjerë, tavolina e Medresesë u vizitua edhe nga Kryetari i Bashkisë Berat z. Fadil Nasufi dhe Drejtori i DAR Berat z. Selman Hodaj. Në këtë aktivitet, nxënësit tanë dhe të tjerë patën mundësinë të njihen me krijimet dhe punët e bashkëmoshatarëve të tyre dhe njëkohësisht të mësojnë nga njëri-tjetri.

DAR Berat (1) DAR Berat (2) DAR Berat (3) DAR Berat (4) DAR Berat (5) DAR Berat (6)