Pjesmarrja 3 ditore e Medrese ” Liria ” në Panairin e Ditës së Verës
Në kuadër të festimeve të Ditës së Verës Medrese “Liria” hapi një stendë promovimi në panairin e organizuar në pallatin e sportit të Elbasanit, i cili u hap në datën 12 mars dhe përfundoi pikërisht me festën e 14 marsit . Panairi u hap nga kryetari i bashkisë Elbasan z. Qazim Sejdini , prefekti z. Arben Kamami dhe znj . Evis Kushi deputete në Qarkun e Elbasanit. Në ditët në vazhdim panairi u vizitua nga z. Taulant Balla , Kryetari i Bashkisë së Librazhdit z. Kastriot Gurra , z. Edmond Haxhinasto , z . Damian Gjiknuri , z. Anastas Angjeli , z. Musa Ulqini , Kryetari i Bashkisë së Cerrikut z. Altin Toska , z. Dashamir Xhika dhe z. Aurel Bylykbashi ku të cilët u ndalën dhe në stendën e shkollës sonë dhe shprehën vlerësimet e tyre. Gjatë ndalesës së tij z.Qazim Sejdini pa nga afër projektet e përgatitura nga nxënësit tanë si dhe i shprehu vlerësimet e tij drejtorit të shkollës z. Jakup Shahin për arritjet. Pas kësaj, nxënësi i shkollës sonë Ahmed Samuri i dhuroi z. Qazim Sejdini një pikturë ku paraqitej portreti i tij i vizatuar me laps.