Pranimi i Projektit të nxënësve të Medresenë së Tiranës nga I-SWEEEP

Nxënësit e Medresesë së Tiranës, për disa vite me rradhë kanë marrë pjesë në Olimpiadën I-SWEEEP që zhvillohet ne Shtetet e Bashkuara të Amerikës (Houston/Texsas),dhe janë nderuar me medalje ari dhe argjendi.

Edhe këtë vit, në këtë Olimpiadë do të konkurrojnë me një projekt për mjedisin. Projekti konsiston në pastrimin e ambientit duke reduktuar fenolin nga ndotjet ujore të industrive dhe duke përdorur karbon aktiv që gjendet në filtrat e bishtave të cigareve.

Projekti u pranua nga I-SWEEEP dhe në muajin maj nxënësit tanë do të shkojnë në SHBA për ta prezantuar.