Program artistik i nxënëseve të Medresesë së Tiranës

Epoka e Lumturisë, Gruaja Pjesë teatrale, poezi, ilahi dhe prezantime të tjera artistike ishin pjesë e programit të larmishëm të përgatitur nga nxënëset e Medresesë së Tiranës H. Mahmud Dashi. Nxënëset sollën në vëmendje të të ftuarëve dhe publikut sfidat e vajzave dhe grave si dhe pozitën që feja Islame i siguroi gruas. I pranishëm në program, drejtori i Medresesë z. Ali Zaimi përgëzoi nxënëset për programin e përgatitur dhe performancën e shkëlqyer në përçimin e mesazheve inkurajuese dhe frymës pozitive që i karakterizon. “Në përfytyrimin tonë tradicional, gruaja është një femër me urtësinë në buzë, me brishtësi dhe delikatesë në shpirt, me respekt ndaj kujtdo si dhe është një gur themelor, i shëndoshë i nderit dhe fisnikërisë kombëtare,” tha ndër të tjera z. Zaimi. Programi vijoi me prezantime dhe pjesë të tjera artistike, ku nuk munguan edhe qerasjet dhe dhuratat simbolike. Programet me tematika të veçanta janë kthyer tashmë në traditë për nxënësit e Medresesë.

0 replies

Leave a Reply

Want to join the discussion?
Feel free to contribute!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *