Program artistik kushtuar mësuesve dhe nënave

Me rastin e afrimit të festave të 7-8 Marsit, Medreseja e Tiranës, Kavajës, Elbasanit, Korçës dhe Beratit, organizuan nën kujdesin e “Fondacionit Sema” një program festiv kushtuar mësuesve dhe nënave.
Programi u zhvillua në ambientet e Medresesë së Tiranës, ku nxënësit e kësaj shkolle përgatitën aktivitetin për të ftuarit.
Të pranishëm në program ishin, drejtori i “Fondacionit Sema”, z. Omer Çallësh, drejtori i Medresesë së Tiranës, z. Ali Zaimi, nënkryetari i KMSH-së, z. Gazmend Aga, drejtori i Arsimit në KMSH, z. Oltion Kola, zv/ministri i Arsimit dhe Sportit z. Rauf Dimraj, përfaqësuesja e Drejtorisë Arsimorë të Qarkut të Tiranës, znj. Elena Larti, drejtues të“Fondacionit Sema”, mësues të Medresesë së Tiranës, drejtorë dhe stafi pedagogjik i Medresesë së Kavajës, Elbasanit Korçës dhe Beratit.
Gjatë fjalës së tij, drejtori i “Fondacionit Sema” tha se mësuesi dhe nëna janë dy individualitete që kanë fuqi të pazëvendësueshme, prandaj meritojnë dashurinë, respektin dhe mirënjohjen më të thellë. Ata janë sakrifikuesit më të mëdhenj të shoqërisë.
Zv/ministri i Arsimit dhe Sportit falënderoi Medresenë e Tiranës dhe përgëzoi nxënësit për performancat e tyre. Ai theksoi rëndësinë e mësuesit nëpërgatitjen e brezave të rinj që do i shërbejnë vendit tonë.
Nënkryetari i KMSH-së, z. Aga tha se Medresetë në Shqipëri janë një model mjaft i mirë arsimimi. Këto shkolla përgatisin nxënës duke ndërthurur dijen me moralin. Z. Aga duke cituar Naim Frashërin tha se mendja e një kombi është arsimi, dhe zemra e tij është morali.
Përfaqësuesja e Drejtorisë Arsimorë të Qarkut të Tiranës theksoi rolin e rëndësishëm të mësuesve në shoqëri si dhe përgëzoi Medresenë e Tiranës për zhvillimin e aktiviteteve të ndryshme artistike dhe sociale.
Programi vijoi me këngë, poezi dhe pjesë teatrale.
Mësuesit dhe të ftuarit përgëzuan nxënësit për interpretimin dhe atmosferën e bukur që sollën.
Gjatë programit u theksua roli i mësuesit dhe nënës në formësimin e brezave të rinj në shoqëri.
Në fund të programit të ftuarit morën pjesë në drekën e rastit.

0 replies

Leave a Reply

Want to join the discussion?
Feel free to contribute!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *