Program edukativ nga nxënësit e klasave të 10-ta

Nxënësit e klasave të  10-a në Medresenë  e Tiranës organizuan një program edukativo-argëtues. Tematika kryesore e trajtuar në këtë program ishte rëndësia e prindërve në edukimin e brezave.

Pjesëmarrës në këtë program ishin prindërit e nxënësve,  nxënësit e klasave të dhjeta si dhe shumë nga mësuesit e kësaj shkolle. Prindër të ardhur nga qytete të ndryshme u gëzuan së tepërmi kur panë fëmijët e tyre të ngjiteshin në skenë dhe të performonin përpara të gjithë të ftuarve.

Në program u recituan poezi të ndryshme, u lexuan proza, u kënduan ilahi si dhe u luajt një skeç nga vetë nxënësit. Në mbyllje të programit videoja e përgatitur nga momentet më të bukura të kaluara nga nxënësit gjatë gjatë këtij viti shkollor ndezi së tepërmi atmosferën në sallë.

Pas programit, drejtori i shkollës  Z.Ömer Çalış pati një bashkëbisedim me të gjithë prindërit ku ndër të tjera u fol edhe arritja e sukseseve,  si dhe  puna që duhet bërë për arritje të sukseseve akoma më të mëdhaja.

Program_edukativ_nga_nxenesit_e_klasave (1) Program_edukativ_nga_nxenesit_e_klasave (2) Program_edukativ_nga_nxenesit_e_klasave (3) Program_edukativ_nga_nxenesit_e_klasave (4) Program_edukativ_nga_nxenesit_e_klasave (6) Program_edukativ_nga_nxenesit_e_klasave (8) Program_edukativ_nga_nxenesit_e_klasave (10) Program_edukativ_nga_nxenesit_e_klasave (11)