Program Festiv “70–Vjetori i Çlirimit & 102–Vjetori i Pavarësisë”

Sot më datë 27.11.2014, Medreseja e Beratit, me rastin e 70- Vjetorit të Çlirimit dhe 102 -Vjetorit të shpalljes së Pavarësisë organizoi me nxënësit e shkollës një aktivitet festiv në Pallatin e Kulturës “Margarita Tutulani”, Berat. Nxënësit e shkollës sonë kishin përgatitur një program të larmishëm dhe mjaft tërheqës, ku nuk munguan interpretimet në poezi, këngët kushtuar festave të Nëntorit, fakte historike për Çlirimin e Shqipërisë, si dhe një inskenim i shkurtër për shpalljen e pavarësisë.
Në këtë program mori pjesë drejtori i DAR, Berat, z. Selman Hodaj, i cili në fjalën e tij falenderoi nxënësit dhe stafin e shkollës së Medresesë për organizimin e këtij programi, duke përmendur veç të tjerave, kontributin e Vexhi Buharisë, si një nga figurat më të shquara beratase.
Ndër të tjera i pranishëm ishte edhe nënkryetari i bashkisë, Berat, z. Bledar Blana, i cili, rikujtoi edhe një herë përpjekjet e luftëtarëve shqiptarë, rilindësve dhe gjithë patriotëve që sakrifikuan gjithçka për pavarësinë dhe lirinë e Shqipërisë.
Medreseja e Beratit uron të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen t’i kalojnë gëzuar këto ditë historike.

Program Festiv 102–Vjetori i Pavaresise  (1) Program Festiv 102–Vjetori i Pavaresise  (2) Program Festiv 102–Vjetori i Pavaresise  (3) Program Festiv 102–Vjetori i Pavaresise  (5) Program Festiv 102–Vjetori i Pavaresise  (6) Program Festiv 102–Vjetori i Pavaresise  (7) Program Festiv 102–Vjetori i Pavaresise  (8) Program Festiv 102–Vjetori i Pavaresise  (9) Program Festiv 102–Vjetori i Pavaresise  (10) Program Festiv 102–Vjetori i Pavaresise  (11) Program Festiv 102–Vjetori i Pavaresise  (13) Program Festiv 102–Vjetori i Pavaresise  (14) Program Festiv 102–Vjetori i Pavaresise  (15) Program Festiv 102–Vjetori i Pavaresise  (16)