Program Festiv Me Rastin e 100-vjetorit Te Pavaresise

Diten e enjte, me date 23 nentor, medreseja e Tiranes u zgjua me nje ideal ndryshe. Sot, si 100 vjet me pare, u nenshkrua per te dyten here akti i pavaresise se Shqiperise.  Nxenesit tane bashke me ndihmen e mesuesve, organizuan nje program te mrekullueshem ne nder te  Nenes Shqiperi, e cila po festonte ditelindjen e saj mes kengeve, poezive dhe aktrimeve te interpretuara me mjeshteri nga nxeneset , te cilat rizgjuan ne zemrat tona ndjenjen patriotike.

Spikati ne kete program kori madheshtor i vajzave te shkolles , te cilat i dhane nje emocion te jashtzakonshem atmosferes se krijuar.