Program Festiv për Kur`anin Famëlartë 21.12.2013
Medreseja e Beratit organizoi një program festiv për Kur`anin Famëlartë në ambjentet e e pallatit të kulturës `Margarita Tutulani`. Në këtë program festiv u shpërndanë çertifikatat e nxënësve të klasave të dhjeta për leximin e Kur`anit Famëlartë, që i është zbritur Profetit Muhammed (SAS), një ndër qindra mrekullitë e ndritura, udhëzues dhe burim lumturie për mbarë mjerëzimin.
Në këtë program ishin të ftuar Kancelari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë z. Ali Zaimi, Nëndrejtori i përgjithshëm i Fondacionit Sema z. Huseyin Yilmaz, Sekretari i Rektorit të Universitetit Beder z. Nuh Tokçelik, Myftiu i Beratit z. Murat Duro, Sekretari përgjithshëm i prefekturës të Qarkut Berat z. Çlirim Brisku, përfaqësues të Bashkisë Berat, imamët e xhamive të Beratit, prindërit e nxënësve dhe besimtarët e qytetit të Beratit.
Kancelari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë z. Ali Zaimi theksoi në fjalën e tij se libri i Kur`anit është manuali më i mrekullueshëm i mesazheve dhe ligjeve hyjnore i lindur në horizontin e njeriut duke zbritur nga lartësia e lartësive në masën e vlerës së njeriut dhe duke marrë parasysh unitetin trup-mendje-shpirt të tij! Gjithashtu ai falenderoi drejtorin e Medresesë së Beratit për organizimin e një program të tillë.
Në këtë program u shpjegua rëndësia e Kur`anit, ku u shoqërua me disa videoklipe dhe me disa këndime nga pjesët e Kur`anit dhe ilahi nga nxenesit e shkolles në lidhje me Kur`anin. Në fund të programit të gjithë nxënësit e klasës së 10’të morrën çertifikatat dhe librat e Kuranit nga duart e të ftuarve.