Program informues me prindërit e klasave të 12-ta
Sot më datë 03.10.2015 në ambientet e medresesë së Tiranës u organizua programi informues me prindërit e klasave të dymbëdhjeta i cili u fokusua në dy tematika:
- Plani dhe puna që do të ndiqet me nxënësit e klasave të dymbëdhjeta për të arritur rezultate maksimale në proçesin mësimor dhe maturën shtetërore;
- Informimi i prindërve në lidhje me aspektet teknike të maturës shtetërore, dhe punës këshillimore të vazhdueshme që bëhet me nxënësit për të maksimizuar performancën.
Në fjalimin përshëndetës, drejtori i shkollës Z. Ömer Çalış i uroi prindërit mirëseardhjen, në vazhdim bëri një përmbledhje të synimeve që ka shkolla për maturantët e saj, si dhe planin e punës që synohet të bëhet për realizimin e këtyre synimeve. Në fund u uroi prindërve dhe nxënësve suksese të gjithëanëshme.
Në vazhdim të mbledhjes zv. drejtori i shkollës Ardit Dragoti dhe mësues përgjegjës për nxënësit maturantë referuan tek prindërit tematikat e mësipërme.
Mbledhja u mbyll me një koktejl të vogël dhe bashkëbisedime mësues-prindër-nxënës.