Program madhështor për Kuranin

Medreseja e Tiranës sot me datë 21 janar organizoi nje program madhështor të quajtur “Nën dritën e Kuranit”. Ky program I organizuar I gjithi nga nxënësit e kësaj medreseje përcolli emocion të madh tek të gjithë të pranishmit në sallë. Programi u hap me himnin kombëtar si dhe më pas u luajt një dramë që përshkruante “Periudhën e injorancës” para lindjes së Profetit tonë të Nderuar.Protagoniste te kesaj drame ishin nxënësit e kësaj shkolle. Me pas nxenesi Enes Hyka lexoi nje pjese nga Kurani Famelarte.

“Vijmë në këtë program për të promovuar mesazhet e larta të Kuranit, mesazhet  e jetës dhe, njëkohësisht, për të vlerësuar ecurinë pozitive të nxënësve tanë në njohjen e këtij Libri të madh”, ishin fjalët me të cilat e hapi fjalimin e tij drejtori i kesaj shkolle Z Omer Çallësh. Menjëherë pas tij në fjalimin përshëndetës Nënkryetari i KMSH-së z. Skënder Bruçaj shprehu vlerësimin e tij për djemtë dhe vajzat e kësaj medreseje.

Ndërsa z. Ilir Hoxholli, Kryetar i Komitetit Shtetëror për Kultet ndër të tjera shprehu se ndihej vërtet I emocionuar tek shihte dinamizmin dhe performancën e shkëlqyer të nxënësve te kesaj medreseje si dhe shprehu vlerësim për punën dhe stafin e kësaj shkolle.

Ndër të pranishmit e tjerë ishte edhe z. Sadi Vorpsi, Prefekt i Qarkut të Tiranës, si dhe përfaqësues së komuniteteve tjera.

Duke falenderuar nxënësit e kësaj shkolle për performancën e tyre urojmë dhe shpresojmë që në vazhdim të organizohen programe akoma edhe më madhështorë.

Programi-Kuranit Programi-Kuranit-6 Programi-Kuranit-5 Programi-Kuranit-4 Programi-Kuranit-3 Programi-Kuranit-2

Programi-Kuranit-12 (2) Programi-Kuranit-12 (16) Programi-Kuranit-12 (15) Programi-Kuranit-12 (14) Programi-Kuranit-12 (13) Programi-Kuranit-12 (12) Programi-Kuranit-12 (11) Programi-Kuranit-12 (10) Programi-Kuranit-12 (9) Programi-Kuranit-12 (8) Programi-Kuranit-12 (7) Programi-Kuranit-12 (6) Programi-Kuranit-12 (5) Programi-Kuranit-12 (4) Programi-Kuranit-12 (3)