Program në qytetin e Pukës me rastin e ditëlindjes se profetit Muhammed (a.s.)
Medreseja e Tiranës në bashkëpunim me Komitetin Mysliman të Shqipërisë organizuan një program festiv me rastin e ditës së lindjen së Profetit Muhamed (a.s.) në qytetin e Pukës.
Programi si gjithmonë u hap me këndimin e disa ajeteve nga Kurani Famelartë. Pas fjalës përshëndetëse të myftiut të Pukës, Z. Gëzim Kopani nxënësit nga medreseja e Tiranës kënduan ilahi të ndryshme dhe recituan vjersha për të pranishmit. Në këtë program morën pjesë afërsisht 700 banorë të këtij qyteti.