Program për personelin ndihmës
Në ambjentet e Medresesë së Tiranës për personelin ndihmës të shkollës nga nxënësit maturantë u organizua një program kulturor me temë : “Profeti Muhammed a.s, Krenaria e Njerëzimit ”. Në këtë program të pranishmëve iu prezantua jetesa shembullore e Profetit Muhammed a.s. dhe shembujt konkretë që mund të marrim prej saj në jetën tonë të përditshme.
Në fund të programit për të pranishmit u organizua një kokteil.