Program Për Xhematin e Medresese

Më datë 16.03.2013 “Dega e gruas” pranë KMSH organizoi një program  tematiko-fetar mbi jetën dhe veprimtarinë e Profetit Muhamed  (s.a.s) , enkas për xhematin e grave në xhaminë e medresesë së Tiranës. Programi u prit me shumë kënaqësi nga xhemati. Programi u hap me Kuranin Kerim. Vazhdoi më pas me ilahi, poezi, dua dhe me nje ligjeratë fetare kushtuar moralit te profetit si dhe dashurisë që duhet të kemi për të. Për realizimin e programit ndihmuan nxënëset e medresesë si dhe kori i Bedrit. U vu re se xhemati mbeti mjaft i kënaqur prej programit. Xhemati  shprehu deshirën që të organizoheshin programe të tjera  të kësaj natyre. Nga organizuesit u premtua se ky program ishte një nismë për programet e tjera në vazhdim. Programi u mbyll me dua të cilat e përlotën xhematin.