Programi festiv i “Kur’anit Famëlart” në medresenë e Kavajës
Shkolla medreseja “H.Ali Korca” organizoi ceremoninë e ndarjes së çertifikatave për nxënësit e klasave të 10-ta të cilët kanë kaluar në leximin e Kur’anit Famëlartë. Programi u organizua nga vetë nxënësit dhe mësuesit e shkollës. Morën pjesë nxënës, prindër dhe të ftuar. Pedagogu i universitetit Bedër z.Elton Karaj lexoi Kur’an dhe mbajti fjalimin përshëndetës. Drejtori i shkollës i uroi nxënësve suksese të mëtejshme.Myftiu i Kavajës foli për rëndësinë e Kur’anit. Në fund të programit u shpërndanë çertifikata për të gjithë nxënësit. Stafi i shkollës i uron nxënësve që Kur’anin Famëlartë ta lexojnë sa më shumë dhe qoftë udhërrëfyes për ta në çdo hap të jetës.