Programi Festiv në përkujtim të Profetit Muhamed (s.a.s)

Medreseja e Kavajës (Vajza) me date 26.04.2014”, organizoi programin festiv “Profeti Muhamed a.s. – Krenaria e Njerëzimit”.

Besimtarë nga qyteti i Kavajës, pjesa më e madhe të rinj, mbushën pasditën e se Premtes sallën e Pallatit të Kulturës “Aleksandër Moisiu” në nderim e vlerësim të njeriut, që Allahu e zgjodhi shembull të përsosmërisë për të gjitha kohërat. Programi përfshinte pjesë teatrale, ilahi, poezi dhe mesazhe të cilat pasqyronin jetën e Profetit Muhamed (a.s).

Në këtë organizim festiv që organizohet për here të parë nga Medreseja e Kavajës morën pjesë Nënkryetari i Bashkisë Kavaje z. Parit Xhihani, Drejtori i Marrëdhënieve te Jashtme te Komunitetit Mysliman z. Fejzi Shaholli, Myftiu i Kavajës z. Besnik Lecini, Prifti i Kishës Ortodokse z. At Jani Tereziu si dhe drejtorë të shkollave,prindërit dhe besimtarët e qytetit të Kavajës.Programi Festiv Kavaje (1) Programi Festiv Kavaje (4) Programi Festiv Kavaje (6) Programi Festiv Kavaje (7) Programi Festiv Kavaje (10) Programi Festiv Kavaje (12) Programi Festiv Kavaje (17) SONY DSC SONY DSC