Programi Festiv “Profeti Muhamed a.s. – Krenaria e Njerezimit

Sot, sikurse eshte bere tradite ndervite, ne Medresene e Korces u zhvillua programi festiv “Profeti Muhamed a.s. – Krenaria e Njerëzimit”. Spektakli festiv u ndoq nga qindra te ftuar ne ambjentet e Medresese se Korces ku moren pjese emra te degjuar te skenes shqiptare si: Kastriot Tusha, Violeta Zefi, Mukades Çanga, Rosela Gjylbegu, Bujar Asqeriu, Dritan Boriçi nen drejtimin e Kujtim Alias dhe Agron Hoxhes. Ne fjalen e tij Z.Ömer Çalis vuri theksin ne rendesine e ardhjes se profeteve, se si ato e kane ndare te miren nga e keqja. Prefekti i prefektures se Korces Z. Andrea Mano falenderoi edhe njehere tjeter Medresene per rolin vecante qe ajo luan ne Korce si dhe falenderoi ne menyre te vecante Z. Ömer. Zv/Kryetari i Bashkise Sotiraq Filo falenderoi Medresene per programe qe shkolla organizon. Zv/Kryetare i Komunitetit Musliman Z.Gazment Aga parashtroi shkurtimisht problemet sociale qe ne kemi ne ditet e sotme si dhe zgjidhjen e tyre sipas tradis Profetike.