Programi Festiv Profeti Muhammed (paqja qoftë mbi të) 2014
Medreseja e Korçës organizoi sot më datë 26.04.2014 programin madhështor festiv ‘Profeti Muhammed (paqja qoftë mbi të ) Krenaria e Njerëzimit ‘. Drejtori i shkollës z. Sami Ikiz falenderoi pjesëmarrësit e shumtë dhe theksoi rëndësinë e mesazheve hyjnore që profeti Muahmmed ka sjellë në këtë botë.
Nënkryetari i Komunitetit Mysliman z. Klodian Shehi gjatë fjalës së tij përshëndetëse foli për vlerat e virtytet e larta te figurës së Profetit Muhammed.
Ndërsa Kryetari i Bashkisë Korçë z. Sotiraq Filo pasi falenderoi Medresenë e Korçës për organizimet e këtyre aktiviteteve kulturore foli mbi tolerancën fetare që ka shoqëruar Shqipërinë ndër vite dhe u shpreh optimist për vazhdimin e kësaj tradite.
Interpretimeve të mrekullueshme të nxënësve tanë iu bashkuan edhe dy zëra të njohur të skenës shqiptare: Venera Lumani dhe Lind Islami.