Programi i 100 Vjetorit te Pavaresise ne Medresene e Beratit

Medreseja e Beratit, sot më datë 21.11.2012 me rastin e 100 Vjetorit te shpalljes se Pavaresise organizoi nje mini spektakel me nxenesit e shkolles. Me ndihmen e mesuesit te historise z. Yzedin Hajdaraj, nxënësit e Medresesë së Beratit me rastin e kësaj ngjarjeje madhështore, kishin pergatitur nje konkurs rreth fakteve historike gjate viteve te shpalljes se Pavaresise. Ne kete program festiv morën pjesë nxënës e mësues të shumtë si dhe të ftuar të tjerë.

Programi filloi me himnin kombëtar, i cili e ndezi dukshëm atmosferën në sallë.

Gjithashtu u paraqiten disa fragmente ku shfaqeshin patriotet me te medhenj Shqiptar dhe roli i tyre ne shpalljen e Pavaresise. Nga secila klase ishte perzgjedhur nje imitues i fjalimit te Ismail Qemalit, ku ishte edhe pjesa me e emocionale e ketij programi.

Ne fund te programit Drejtoria e Shkolles ndau dy çmime;

  •  Çmimi İsmail Qemali per imituesin me te mire te ketij personaliteti ku e fitoj nje nxenes nga klasa X-A.
  •      Trofeu per klasen fituese te konkursit ku ishte perseri  fituese klasa e X-A.

Me rastin e 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë, Medreseja e Beratit uron të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen ta kalojne gëzuar këtë ditë historike.