Programi I 100 Vjetorit Te Pavaresise Ne Medresene E Tiranes

100 vjetori i pavarësisë është një ngjarje e cila nuk mund të  kalojë pa u ndier tek të gjithë shqiptarët. Edhe nxënësit e Medresesë së Tiranës me rastin e kësaj ngjarjeje madhështore, organizuan sot më datë 21.11.2012 një program festiv ku morën pjesë nxënës e mësues të shumtë si dhe të ftuar të tjerë. Programi filloi me himnin kombëtar, i cili e ndezi  dukshëm atmosferën në sallë.

Më pas u ndoqën disa dokumentarë historikë, ku pasqyroj shkurtimisht historia e Shqipërisë në faza të ndryshme te saj. Ky pasqyrim u bë më konkret me vënien në skenë të figurave dhe personaliteteve të shquar  historike  shqipëtarë, si Skënderbeu , Pashko Vasa, Naim Frashëri, Abdyl Frashëri, Isa Boletini dhe Ismail Qemali, i cili ishte dhe vula e shtetit shqiptar. Programi vijoi me këndimin  e këngëve patriotike nga kori i shkollës e nga recitime te poezive me temë atdhetare nga Donald Shahini e Florin Shehu. Një atmosferë të vecantë krijoi edhe interpretimi me mjeshtëri nga nxënësit Aurel Jolla dhe Ali Bici i një pantonimie nën tingujt e këngës “Poçari”.

Më tej,  u vu në skenë edhe një skenë ku dilte në pah mençuria dhe zgjuarsia ne gjykimin e drejtë të Ali Pashë Tepelenës. Mbyllja u bë me këngët “ O sa mirë që jam shqiptar” dhe “Xhamadani vija-vija”, e cila rriti ndjenjën patriotike tek të gjithë pjesëmarrësit. Gjithashtu falenderojmë edhe nxënësit Enes Lika,  Florin Shehu, Elton Tata, Enes Hyka, Elvis Fixha, Eduart Hysa, Ardian Laçi, Lirim Nezha, Mehmet Akif Demirxhan, Kevi Manjani, Melik Balikçi, Mehmet Muhamed Kura, Robert Vinjolli, Perviz Neli, Eren Erduran dhe Dorian Beu.

Me rastin e 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë, Medreseja e Tiranës uron të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen ta kalojne gëzuar këtë ditë historike.