Programi i 7-8 Marsit “Nëna, mësuesi i parë”

 Me rastin e 7-8 Marsit Medreseja e Beratit organizoi në Pallatin e Kulturës “Margarita Tutulani” programin artistik “Nëna, mësuesi i parë”.
Pas hyrjes që bëri më këtë rast drejtuesi i programit, Kostandin Çibuku, fjalën e mori drejtori i shkollës z. Habib Kahraman i cili uroi të gjithë mësuesit dhe gratë me rastin e festave të 7-8 Marsit.
Programi artistik i përgatitur nga nxënësit e shkollës ishte mjaft i larmishëm. Në të nuk munguan recitimet, këngët, reportazhet, intervistat si dhe videoklipet e shkurtra që lidheshin me figurën e mësuesit dhe të prindërve.
Të pranishëm ishin: Myftiu i Beratit, z. Murat Dura, stafi DAR Berat me në krye drejtorin, z. Selman Hodaj, drejtuesit e shkollave të qytetit, nxënës dhe prindër.
Gjatë këtij programi u ndanë edhe çmimet e fituesve të konkursit të esesë të zhvilluar me nxënësit e shkollave 9-vjeçare. Trofeu i fituesit për tri vendet e para iu dorëzua nxënësve nga kreu i DAR Berat, z. Hodaj, i cili falënderoi dhe vlerësoi programin artistik të përgatitur nga nxënësit e shkollës si dhe uroi të gjithë nxënësit fitues në konkursin e esesë.
Një tjetër pikë e rëndësishme e këtij aktiviteti ishte dhe i ftuari special, z. Hysen Guri, si një nga mësuesit më të spikatur të qytetit te Beratit. Ai shprehu mirënjohjen për vlerësimin që iu bë dhe njëkohësisht përcolli mesazhet e ngrohta të urimit me rastin e festave të 7-8 Marsit.
Edhe Medreseja e Beratit uron përzemërsisht të gjithë mësuesit dhe gratë për festat e 7-8 Marsit. Gëzuar!

Programi i 7-8 Marsit “Nena, mesuesi i pare”  (1) Programi i 7-8 Marsit “Nena, mesuesi i pare”  (2) Programi i 7-8 Marsit “Nena, mesuesi i pare”  (3) Programi i 7-8 Marsit “Nena, mesuesi i pare”  (4) Programi i 7-8 Marsit “Nena, mesuesi i pare”  (5) Programi i 7-8 Marsit “Nena, mesuesi i pare”  (6) Programi i 7-8 Marsit “Nena, mesuesi i pare”  (7) Programi i 7-8 Marsit “Nena, mesuesi i pare”  (8) Programi i 7-8 Marsit “Nena, mesuesi i pare”  (9) Programi i 7-8 Marsit “Nena, mesuesi i pare”  (10) Programi i 7-8 Marsit “Nena, mesuesi i pare”  (11) Programi i 7-8 Marsit “Nena, mesuesi i pare”  (12) Programi i 7-8 Marsit “Nena, mesuesi i pare”  (13) Programi i 7-8 Marsit “Nena, mesuesi i pare”  (14)