Programi i mirëseardhjes së Ramazanit
Në datën 27 qershor, në Medresenë e Tiranës u organizua një program me rastin e fillimit të muajit të madhërishëm të Ramazanit. Në të ishin të ftuar banorë të zonës përreth, nxënës, prindër e përfaqësues të Komitetit Mysliman. Si gjithmonë programi filloi me leximin e Kur’anit Famëlart dhe më pas vazhdoi me poezi e ilahi të përgatitura nga nxënësit e medresesë. Në program z. Genti Kruja mbajti fjalimin përshëndetës si përfaqësues i Komitetit Mysliman të Shqipërisë.