Programi i ndarjes së çmimeve të festivalit të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë në Medresenë e Korçës

Në Medresenë e Korçës u zhvillua programi i ndarjes së çmimeve të festivalit të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë, një organizim i Medresesë së Korçës në bashkëpunim me DAR-Korçë. Në këtë festival konkurruan 90 nxënës nga 11 shkolla të ndryshme 9-vjeçare të qarkut të Korçës, në katër kategori: ese, analizë letrare, poezi dhe muzikë.
Të pranishëm në këtë program ishin përfaqësues nga DAR-Korçë z.Nikolin Gërmenji dhe z.Anesti Xeka, zv.kryetarja e Bashkisë së Korçës znj. Benila Terova, këngëtarja e mirënjohur Lazarela Deti , të cilët bënë ndarjen e çmimeve dhe përshëndetën e vlerësuan organizimin e këtij festivali, gjithashtu të pranishëm ishin dhe drejtues të shkollave, mësues dhe nxënës.
Gjatë programit, përveç ndarjes së çmimeve pati edhe disa performanca nga fituesit e çmimeve të para të cilët emocionuan sallën me interpretimet dhe zërin e tyre.
Falenderojmë të gjithë nxënësit që konkurruan, fituesit dhe të gjithë të pranishmit e tjerë. Aktivitete të tjera iu mirëpresin sërish.

0 replies

Leave a Reply

Want to join the discussion?
Feel free to contribute!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *