Programi Kurban Bajrami Medreseja Cerrik
Me datë 10.10.2012 në ambjentet e shkollës medrese “LIRIA” Cërrik u mbajt një program me nxënësit dhe mësueseit e shkollës me rastin e festës së Kurban Bajramit.
Progranmi I drejtuar nga nxënësi Bledar5 Buzani u hap me këndimin e Himnit kombëtar. Me pas nxënësi Jusuf Belshaku hafiz I shkollës kendoj pjeseë nga Kur ‘ani Famëlartë, kushtuar kësaj dite të shejtë.
Më pas mësuesi I lëndëve fetare në këtë shkollë z.Bilal BODLLI foli mbi rëndësinë , vlerat dhe historikun e kurbanit. Ai tha se Kurbani është një shprehje përkushtimi, sacrifice,m sinqeriteti dhe nënshtrimi ndaj vullnetit hyjnor. Ai zhvillon shpirtin e bindjes e të përkushtimit ndaj Allahut.
Më pas programi vijoj me poezin “Kurbani” nga nxënësi I klasës së 12B Elton Jolla ndërsa nxënësi Leonard Çela po I klasës 12B vijoi me një tregim rreth Kurbanit.
Kori I shkollës I përbërë nga nxënës të viteve të ndryshme këndoj tekbire, salivate dhe ilahi kushtuar kësaj dite të rëndësishme.
Ambjente e shkollës dhe klasat janë rregulluar bukur nga nxënësit me ndihmën e mësuesve kujdestar duke vendosur informacione, ajete, hadithe dhe pamje të veçanta që pasqyrojnë këetë festë.
Përshëndeten këtë aktivitet dhe drejtorë i shkollës z.Yakup Şahin dhe ai I palës shqiptare z.Bajram Omeri. Me fjalët e tyre ata theksuan vlerat e patjetërsueshme që sjell kjo ditë. Njeriu mbart në vetvete sjelljen e nënshtrimit ndaj Zotit; përpiqet që të jetë mirnjohës, ti afrohet Allahut dhe kurbani kthehet në një shkak për kët afrim hyjnor krahas çdo dobie individuale e shoqërore, Kurbani është një adhurim që kryhet për të arritur kënaqësin e Allahut.
Në fjalinë përmbyllëse prazantuesi I programit Bledar Buzani ju referua nje ajeti në Kur’an që thotë: “Këtë mos e harroni se as mishi I tyre ( kurbanëve ) as gjaku I tyre assesi nuk mbërrijn tek Allahu. Ajo çka mbërrinë tek Ai është vetëm pëkushtimi që ushqeni në zemrat tuaja”. (Haxh 22/3).
Më pas ai falenderoi të pranishmit nxënësit dhe mësuesit që mundësuan këtë aktivitet.