Programi orientues në Medresenë e Elbasanit
Medreseja e Elbasanit “LIRIA“ mirëpriti nxënësit e klasës së 10-të në një program 3 ditor në të cilin u zhvilluan aktivitete të ndryshme. Në këtë program nxënësit zhvilluan mësime në gjuhën angleze si dhe në gjuhën turke. Gjithashtu u zhvilluan edhe orë mësimi edukative. Ky program u mbyll me disa aktivitete sportive të zhvilluara në ambjentet e konviktit.