Programi Orientues

thumb.php

Ceremonia e mirëseardhjes

Në datën 2 Shtator filloi programi orientues dhjetë-ditor  për nxënësit e klasave të 10-a , qëllimi i të  cilit është  përshtatja e nxënësve të  rinj me programin mësimor dhe ambientimi me shkollën. Në  fillim të këtij programi u zhvillua ceremonia e hapjes, ku morën pjesë stafi pedagogjik, nxënësit e rinj dhe disa maturantë të medreseve. Fjalën e hapjes e mbajti drejtori i shkollës z. Ömer Çalış, i cili duke iu uruar mirëseardhjen nxënësve ju dha disa këshilla për vitet që do kalojnë në medrese. Në vijim, nxënësit u njohën me aktivitetet dhe historikun e Medresesë së Tiranës nëpërmjet një prezantimi video. Pastaj fjalën e morën maturantët, të cilët u folën nxënësve për suksesin e arritur në sajë të  arsimimit të marrë në medrese, duke u bërë një shembull i mirë për ta. Mbyllja e kësaj ceremonie u bë me prerjen e tortës.

Pikniku

Në datën 5 shtator u organizua  aktiviteti i parë me nxënësit e klasave të 10-a. Nje piknik me plot aktivitete sportive u zhvillua ne pikën turistike Pezë ku bashkë me nxënësit merrnin pjesë dhe disa nga mësuesit e medresesë. Nëpërmjet këtij aktiviteti  nxënësit patën mundësine që të njiheshin më mirë më njëri-tjetrin dhe me mësuesit. Aktivitetet ishin të shumëllojshme si; futboll, volejboll, mundje dore, garë me thasë e shumë të tjera. Të gjithë nxënësit patën mundësin te aktivizohen  sipas preferencave të tyre.

Programi  i mbylljes

Në përfundim të programit orientues ne ambjentet e medresesë së Tiranës, u zhvillua ceremonia e mbylljes,ku protagonistë  ishin vetë nxënësit e klasave te 10-a. Brendësia e programit ishte e larmishme, duke filluar nga ilahitë, skeçet, minidialogjet në gjuhë te huaja, minikonkursi etj. Programi nxorri në pah aftësitë artisike të nxënësve si dhe aftësitë për punë në grup.