Programi për Kur`anin Famëlartë
Medreseja e Beratit organizoi një program festiv për Kur`anin Famëlartë në ambientet e saj. Në këtë program festiv u shpërndanë çertifikatat e nxënësve të klasave të dhjeta për leximin e Kur`anit Famëlartë, që i është zbritur Profetit Muhammed (SAS), një ndër qindra mrekullitë e ndritura, udhëzues dhe burim lumturie për mbarë njerëzimin.
Në këtë program ishin të ftuar përfaqësuesi i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, përfaqësuesi i myftinisë së Beratit, prindërit e nxënësve dhe besimtarët e qytetit të Beratit
Përfaqësuesi i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë z. Lauren Luli theksoi në fjalën e tij se libri i Kur`anit është manuali më i mrekullueshëm i mesazheve dhe ligjeve hyjnore i lindur në horizontin e njeriut duke zbritur nga lartësia e lartësive në masën e vlerës së njeriut dhe duke marrë parasysh unitetin trup-mendje-shpirt të tij! Gjithashtu ai falenderoi drejtorin e Medresesë së Beratit për organizimin e një program të tillë.
Në këtë program u shpjegua rëndësia e Kur`anit, ku u shoqërua me disa videoklipe dhe me disa këndime nga pjesët e Kur`anit dhe ilahi nga nxënësit e shkollës në lidhje me Kur`anin. Në fund të programit të gjithë nxënësit e klasës së 10’të morrën çertifikatat dhe librat e Kuranit nga duart e të ftuarve.