Programi per Kur’anin Famelarte

Medreseja e Elbasanit sot me datë 30 janar organizoi nje program madhështor të quajtur “Nën dritën e Kuranit”. Ky program I organizuar I gjithi nga nxënësit e kësaj medreseje përcolli emocion të madh tek të gjithë të pranishmit në sallë. Programi u hap me himnin kombëtar si dhe me pas nxenesi Theodhor Tomorri lexoi nje pjese nga Kurani Famelarte.
“Vijmë në këtë program për të promovuar mesazhet e larta të Kuranit, mesazhet e jetës dhe, njëkohësisht, për të vlerësuar ecurinë pozitive të nxënësve tanë në njohjen e këtij Libri të madh”, ishin fjalët me të cilat e hapi fjalimin e tij drejtori i kesaj shkolle Z. Yakup Shahin.
Ndërsa z. Agim Duka myftiu rrethit ‘’Elbasan’’ ndër të tjera shprehu se ndihej vërtet I emocionuar tek shihte dinamizmin dhe performancën e shkëlqyer të nxënësve te kesaj medreseje si dhe shprehu vlerësim për punën dhe stafin e kësaj shkolle.
Duke falenderuar nxënësit e kësaj shkolle për performancën e tyre urojmë dhe shpresojmë që në vazhdim të organizohen programe akoma edhe më madhështorë.

Programi_per_Kur’anin_Famelarte (1) Programi_per_Kur’anin_Famelarte (2) Programi_per_Kur’anin_Famelarte (3) Programi_per_Kur’anin_Famelarte (4) Programi_per_Kur’anin_Famelarte (5) Programi_per_Kur’anin_Famelarte (6) Programi_per_Kur’anin_Famelarte (7) Programi_per_Kur’anin_Famelarte (8) Programi_per_Kur’anin_Famelarte (9) Programi_per_Kur’anin_Famelarte (10) Programi_per_Kur’anin_Famelarte (12)