Projekti me temë: “Stop dhunës ndaj gruas”

Ditën e mërkurë,më 15 maj,në Medresenë e Tiranës u paraqit projekti me temë “Stop dhunës ndaj gruas”.

Hartuesit dhe realizuesit e këtij projekti ishin vajzat e klasës 10-C dhe 10-D të drejtuara nga mësuesja e Lëndës së Qytetarisë Sulbie Alliu.

Projekti paraqiste punën e gjerë kërkimore disa mujore që kishin bërë vajzat rreth temës në fjalë.Nxënëset e ndara në katër grupe prezantuan të dhënat e tyre,bashkë me statistikat përkatëse për fenomenin e dhunës  ndaj grave ndër vite në kohë të ndryshme.

Programi u alternua dhe me pjesë të shkurtra teatrale të përgatitura gjithashtu nga vetë vajzat ku demostroheshin disa skena më të zakonshme,ose jo formave në familje.

Drejtori i shkollës ,Z.Hiqmet Patozi,në fjalën e tij përcolli gjithashtu të njëjtin mesazh kundër dhunës dhe falenderoi të ftuarit nga Ambasada Amerikane:

Z.Brian Street-Asistent i Marrëdhënieve me Publikun

Z.Shefqet Shyti –Koordinator i Projektit “Të kuptojmë edukimin qytetar dhe fetar në Shqipëri”

Z.Sotiraq  Hroni –Drejtor Ekzekutiv në Insitutin për Demokraci dhe Ndërmjetësim

Nga Komuniteti Mysliman

Z.Ali  Zaimi- Sekretar i Përgjithshëm

Z.Altin Shima- Drejtor i Arsimit

Në fund të programit  Z.Brian  Street përgëzoi vajzat për nismën e tyre të vyer  dhe punën serioze për këtë fenomen të rëndë  në shoqeri dhe u dhuroi atyre një çertifikatë falenderimi për punën që kishin kryer e paraqitur.