Provimet e Pergjithëshme Semestrale GDS

Në medresetë e Shqipërisë këtë javë dhe atë që lamë pas u zhvilluan provimet e pergjithëshme semestrale GDS. Këto provime janë një pasqyrë e mirë e arritjeve dhe testimit të njohurive të nxënësve në të gjitha lëndët dhe për të gjitha klasat që nga fillimi i vitit shkollorë e deri më tani. Edhe pse në pamje të parë atyre u duken testime të cilat i përjetojnë shpesh me emocione dhe pasiguri, gjithsesi janë të aftë të kuptojnë që përsëritja që u bëjnë njohurive të deritanishme është në favorin e tyre, shtysë për rritjen cilësore të rezultateve dhe për përmirësimin e proçesit mësimor. Provimet e GDS-së ndihmojnë gjithashtu në aftësimin për gjetjen e së duhurës mes përgjigjeve të ndryshme. Mësuesit pas kontrollit të testit do të evidentojnë problemet që kanë nxënësit në lëndët përkatëse. Në këtë “betejë” me veten dhe librin, ne u urojmë nxënësve tanë të dalin fitimtarë dhe se rruga drejt suksesit është e mbushur gjithmonë me sakrificë dhe durim por e bukur dhe e lavdishme në fund.

SONY DSC SONY DSC SONY DSC SONY DSC