PROVIMI I LIBRIT “ DRITË E PASHUAR”

Më 13 Prill u zhvillua provimi i librit “Dritë e Pashuar”, i cili trajton jetën e profetit Muhammed (sas) duke e paraqitur atë në disa aspekte. Provimi u zhvillua njëkohësisht në Tiranë,  Elbasan, Korçë , Berat dhe Kavajë në ambjentet e medreseve përkatëse dhe morën pjesë mbi 1000 persona në rang kombëtar. Pjesmarrësit ishin të moshave të ndryshme duke filluar nga fëmijët e shkollave 9-vjecare deri tek persona të moshës së tretë ,çka tregon interesin dhe dëshiren për njohjen me jetën e Profetit (sas). Në përfundim të korigjimit të provimeve do të shpallen tre fitues të cilëve do tu jepen cmimet  në programin fesitv Profeti Muhammed (sas) “Krenaria e Njerezimit” në datën 20 Prill.