Qymyri, Diamanti dhe Njeriu

Të gjitha kushtet fizike dhe kimike të botës ekzistojnë vetëm që gjallesat të mund të jetojnë në të.  Bota zotëron elementë si nxehtësia, drita, uji dhe ajri që janë të domosdoshëm për jetën.

Kjo mrekulli në botën makro është gjithashtu e vlefshme edhe në atë mikro. Elementi I karbonit që zë rreth 0.2% të kores së tokës ka një vend të veçantë nga elementet e tjerë. Rrënja e cdo lënde thellë thellë është karboni. 94% e molekulave kanë karbon në përbërjen e tyre sipas disa kushteve specifike. Përbërjet e karbonit zënë rreth 18% të lëndës së gjallesave. Pjesa tjetër është kryesisht ujë.

 Karboni është I vetmi element që mund të bashkohet me elemente të tjerë në rrethana specifike dhe kushte të caktuara për të bërë të mundur disa nga funksionet themelore të jetës. Asnjë element tjetër nuk e ka këtë veçori. Karboni gjendet në çdo element që ne përdorim: si në ushqim, në veshmbathje apo në veglat e ndryshme që ne përdorim. Dhe karboni është I mundur vetëm në planetin tonë pasi në asnjë nga planetet e tjerë nuk e gjen dot temperaturën e nevojshme për reaksionet e tij.

Karboni Amorf (Qymyri)

 Amorf u thuhet lëndëve që nuk kanë një formë kristali. Atomeve të karbonit në gjendje amorf u thuhet ndryshe edhe qymyr. Bimët pasi të kenë vdekur, me ndihmën e mikroorganizmave ndryshojnë formë. Në qoftë se këto bimë mbeten nën tokë pas një periudhe të caktuar bëhen qymyr. Sipas shkallës së përqindjes së karbonit formohen këto lëndë: 60% C quhet turba, 70% linjit, 80-90% qymyrguri dhe 94% antracite. Kjo do një periudhë që varion nga 15 milion në 345 milion vjet. Qymyri është një ndër burimet më të njohura të energjisë.

Grafiti

 Grafiti është një element që formohet ateherë kur atomet e karbonit bashkohen në mënyrë gjashtëkëndore ose ndryshe hegzagonale. Grafiti shihet në majat e lapsave të plumbit dhe ai mund të durojë nxehtësi shumë të madhe. Grafiti është një përçues shumë I mirë I elektricitetit.

 Diamanti

Diamanti është lënda më e fortë e ngurtë që dihet deri tani. Ai është transparent dhe pa ngjyrë, kur përzihet me metale të tjerë ka ngjyrë të verdhë dhe mund të gjendet edhe në ngjyrë kafe deri në të zezë. Diamanti është një izolator elektrik dhe përçuesi më I madh I nxehtësisë. Prandaj mund të pritet pa u dëmtuar. Për të formuar diamantin, atomeve të karbonit u duhet të bashkohen me njëri-tjetrin në formë kubike. Mund të tregojë diegje vetëm në temperaturën 850 gradë celsius në ambient të hapur. Brenda diamantit mund të ketë edhe atome të huaj që mund të ulin vlerat e tij. Në diamantin me kualitet të lartë mund të ketë një atom të huaj për çdo 100 000 atome të pastra. Daiamanti gjen përdorim në shumë fusha të jetës si: prerja e shpimi I xhamave, përdorimi për zbukurime të ndryshme etj.

 Ngjashmëria mes karbonit dhe njeriut

 Siç ndryshon karboni sipas rrethanave dhe kushteve të ndryshme specifike ashtu edhe jeta e njeriut ka përpjeta dhe tatëpjeta të ndryshme. Edhe vlera e njeriut mund të ndryshoje nga një bimë në karbon, nga karboni në grafit e pastaj qymyr, e në fund mund të bëhet diamant. Njeriut nuk i duhet miliona vite për këtë lloj ndryshimi. E ka në dorë vete dhe i zgjedh vetë rrethanat.

 

Fondacioni Sema