Rëndësia e folesë familjare

Përsosmëria e një kombi dhe një shoqërie nis nga familja, nga foleja familjare e ngritur nga bashkëshortët e lidhur dorë për dorë për këtë qëllim. Nisur nga kjo, edukimi duhet filluar nga familja që të mbetet i qenë. Po qe se familja nuk është ngri¬tur mbi parime edukative, as shoqëria nuk mund të mendohet të jetë me edukatë. Madje, edhe nëse një po¬litikë arsimore-edu¬kative e patëmetë është shumë e rën¬dë-sishme për formimin e njeriut ideal, familja do të vazhdojë ta ruajë rëndësinë e vet përsa i përket kontributit të saj në edukimin e individit.

Po qe se mendjet e ushqyera mirë në familje, veçanërisht në periudhën e ushqyerjes së nënvetëdijshme, nuk vihen nën godi¬tjen e erërave të kundërta serioze, në të ardhmen, me anë të disa vërejtjeve të vogla, mund të na dalin para si heronj të tra¬shëgimit nënvetëdijesor duke na lënë të habitur. Sigurisht, suk¬sesi në folenë familjare është etapa e parë e suksesit në jetën e përgjithshme. Dhe kjo etapë është e va¬rur nga një martesë e shëndoshë.