Rituali I Haxhit Në Mënyrë Praktike

Nga Medreseja e Tiranës

Të mërkurën, dt.24.10.2012 në oborrin e Medresesë së Tiranës tema e haxhit në lëndën e Fik`hut u zhvillua ndryshe nga orët e tjera të mësimit.Në këtë aktivitet morën pjesë të gjithë nxënësit dhe nxënëset nga klasa e 6-të  e deri në klasën e 12-të.

Qellimi i këtij aktiviteti ishte që nxënësit të mësonin në mënyrë praktike ritualin e haxhit.Në oborrin e shkollës u vendos Qabja dhe  nxënësit bënë tavaf duke u rrotulluar rreth e rrotull saj, bënë Sa`jin duke ecur midis dy kodrave Safa dhe Merve,qëndruan në Arafat dhe Muzdelife si dhe gjuajtën me gurë shejtanin në Mina.

Të gjitha këto rituale u bënë në mënyrë simbolike.