Seminar me prindërit

Sot më datë 04.02.2014 në ambjentet e Medresesë së Tiranës,  për prindërit e nxënësve të 9-vjecares u mbajt seminari me temë: “Roli dhe rëndësia e prindërve në edukimin e fëmijëve.” Ky seminar u mbajt nga nënkryetari i KMSH, Z. Skënder Bruçaj.  Përgjatë seminarit u fol për ndikimin e ambientit familjar në formimin e karakterit të fëmijëve, për problemet që mund të hasin fëmijët e ndikuar negativisht dhe përfitimet që kanë fëmijët e ndikuar pozitivisht nga ambientet familjare. Shpresojmë që seminare të tilla të jenë më të shpeshta dhe te kontribuojnë sa më shumë në formimin sa më të plotë të nxenesve.

Seminar_me_prinderit (6) Seminar_me_prinderit (5) Seminar_me_prinderit (4) Seminar_me_prinderit (3) Seminar_me_prinderit (2) Seminar_me_prinderit (1)