Seminar për kualifikimin e brendshëm

Në sallën multimediale të shkollës sonë, më datë 26.01.2015 u zhvillua një seminar trajnues për kualifikimin e brendshëm. Të pranishëm ishin drejtori i shkollës, Habib Kahraman, dhe mësuesit e tjerë të stafit tonë pedagogjik. Tema e seminarit ishte “Mësimdhënia me në qendër nxënësin dhe roli i mësuesit në këtë proces”. Referimin për këtë temë e mbajti mësuesi i letërsisë z. Adriatik Mema. Gjatë këtij seminari u prekën probleme që kishin të bënin me rolin e mësuesit në mësimdhënien me në qendër nxënësin, planifikimin ditor, menaxhimin e klasës, metodat e mësimdhënies, rrugët që mund të ndiqen për të fituar respektin e nxënësve etj.
Pati pyetje, diskutime për aspekte të veçanta të këtij procesi.
Në fund drejtori I shkollës falenderoi mësuesin e letërsisë për informacionin e përgatitur.

Seminar per kualifikimin e brendshem (1) Seminar per kualifikimin e brendshem (2) Seminar per kualifikimin e brendshem (3)